Mirë se vini te  Silcapor Kosova. Për përkrahje na kontaktoni: +383 (0) 44 872 791

Silcapor
Rruga Dëshmorët e Kombit No 55
Kosovë

Pyetjet tuaja - përgjigjet tona!

Me qëllim që ju të dini sa më shumë për produktet tona Silcapor, ne e kemi thjeshtuar procesin duke paraqitur pyetjet më të shpeshta nga klientët dhe duke i dhënë përgjigjet përkatëse për secilën prej tyre.

Pyetjet dhe përgjigjet janë paraqitur më poshtë, dhe ju mbetet vetëm të klikoni mbi pyetjen tuaj

Klikoni mbi pyetjen përkatëse për të marrë përgjigjen!

Çka është Silcapori?

SILCAPOR-i është teknologji e prodhimit të materialit ndërtimor, që nënkupton asortiment të elementeve në murim me dimenzione të ndryshme (gjërsi,gjatësi dhe lartësi). SILCAPORI është me prejardhje minerale inorganike, shprehimisht material me peshë të lehtë ndërtimore, i cili prodhohet në mënyrë industriale, me markë të caktuar të betonit celular.

SILCAPORI ka strukturë poroze e cila i jep materialit veti të veqanta:

 
  • izolim të lartë termik,
  • fortësi në shtypje,
  • izolim akustik,
  • qëndrushmëri ndaj zjarrit po ashtu edhe ndaj ngricave,
  • veti ekologjike,
  • aplikim të shpejtë dhe të përshtatshëm në konstrukcionet ndërtimore.


Struktura e porozbetonit është e percaktuar nga poret e formuara në masë, si faktor i rëndësishëm në ndikimin e vetive fizike si: 

  • material me peshë të lehet
  • material termoizolues
  • qëndrueshmeri ndaj zjarrit
  • qëndrueshmeri ndaj ngricave
  • migracioni i lagështisë
  • dimenzione te sakta përpunimi, ndërtimi, dhe finalizimi gjatë aplikimit

 

Prodhimet e SILCAPORIT plotësisht janë me përbërje natyrale (rëra e kuarcit, çimentoja, gëlqerja, uji) të cilat kanë fare pak radioktivitet në krahasim me vleren e lejuar (10 herë më pak), ose 3.5 herë më pak se vlera e materialit të argjiles. SILCAPORI është njëri ndër materialet ndërtimore më të shëndetshëm, që është vërtetuar me ateste dhe dokumentacione të analizave të bërë në vendet evropiane e botërore ku prodhohet ky material. 

Cilat janë lëndët e para që aplikohen për prodhimin e materialit nga Silcapori?

Prodhimet e SILCAPORIT përbëhen nga lëndët natyrale:
rëra e kuarcit,
çimentoja portlant, 
gëlqere të pashuar, 
një sasi gibsi, dhe ujë.

Gjatë procesit të prodhimit i shtohet pak suspension alumini, i cili tretet gjatë procesit të bymit të mases. Të gjithë materialet e tilla nuk dëmtojne ambientin gjatë procesit teknologjik të prodhimit por edhe si prodhim i gatshëm është i shëndetshëm për banim. Së bashku me prodhimin ekzistojnë edhe atestet interne dhe shtetërore lidhje me kualitetin. 

Cilët elemente përdoren si bartës konstruktiv?

Dimenzionet 25 gjer në 40 cm, pos si material izolues aplikohen edhe si bartë i konstruksioneve ndërtimore me markë 0,45/3,5. Ndërsa për pesha bartëse me të lehta mund të aplikohen edhe markat 0,420/2,5.
Për muret që ndajnë dy hapësira banuese ku kërkohet një izolim më i lartë i zhurmës aplikohen dimenzione mbi 25 cm. 

Sa është izolimi termik nga materiali Silcapor?

SILCAPORI si material ndërtimor me peshë të lehtë vëllimore si bartës konstruktiv është i pakrahasushem edhe si izolues termik me koeficient të kalimit të nxehtësisë K = 0.42 W/m²k koeficient i cili i plotëson stan¬dardet e kërkuara evropiane. Posaqërisht nëse aplikohen për muret e jashtme bllokat me dim. 30 gjer 40cm, me q’rast do të kursehet energjia për nxehje apo ftohje të objektit (40 – 50 %), në krahasim me materialet tjera ndërtimore klasike. 

Sa është qëndrueshmëria ndaj zjarrit?

SILCAPORI si material ndërtimor është ndër më të qëndrueshmit ndaj zjarrit në krahasim me materialet e pjekura të argjilës dhe betoneve të armiruara. Nga hulumtimet laboratorike në Lubjanë të Sllovenisë, rezultatet e arritura tregojnë se muri nga materiali porozbeton me dim. 10 cm jo i suvatuar i ka qëndruar zjarrit 120 min.pa e dëmtuar strukturën e brendshme. 

Sa është qëndrushmeria ndaj acarit (ngrirjes)?

Struktura e brendshme poroze e materialit e cila është e lidhur me mikro dhe makro kapilar e bënë këtë material të jetë shumë i qëndrueshëm ndaj ngricave. Këto veti të materialit e bëjnë të mundshëm aplikimin e tij në ndërtimtari edhe në kohen e dimrit. 

A e thithë ujin Silcapori?

SILCAPORI e absorbon ujin nga ajri në përqindje sikur gjithë materialet tjera. Depertueshmëria është gjer 3.5cm në thellsi. Koha e qëndrimit e kapilarve të ujit në materialin SILCAPOR është shumë më e shkurt se te materialet tjera sepse shumë lehtë e liron. 

Sa është zëizolimi nga Silcapori?

SILCAPORI si material ndërtimor në strukturën poroze, ka pore të mbyllura që bënë të mundshëm mbylljen e zhurmës, por që varet në masë të konsiderushme nga pesha vëllimore, që në krahasim me materialet tjera ndërtimore me peshë të njejtë vëllimore, (për cca 9dBl) është më izolues. 

A është Silcapori radioaktiv?

Prodhimet e SILCAPORIT plotësisht janë me përbërje natyrale (rëra e kuarcit, çimentoja, gëlqerja, uji) të cilat kanë fare pak radioktivitet në krahasim me vleren e lejuar (10 herë më pak), ose 3.5 herë më pak se vlera e materialit të argjiles. SILCAPORI është njëri ndër materialet ndërtimore më të shëndetshëm, që është vërtetuar me ateste dhe dokumentacione të analizave të bërë në vendet evropiane e botërore ku prodhohet ky material. 

Sa është koha e zgjatjes së jetës së konstruksionit ndërtimor nga Silcapori?

SILCAPORI është material me prejardhje inorganike, prandaj si i tillë është i qëndrueshëm dhe i pa shkatrrueshem nga ndikimet e jashtme. Jeta e zgjatjes është shumë e gjatë sikur e të gjithë betoneve tjera. Edhe pse si teknologji për prodhimin e porozbetonit është e re, e cila zanafillen e ka në shekullin XIX, nga vendet skandinave respektivisht në Suedi. Edhe objekti më i vjeter i cili i ka 80 vite është në Suedi i prodhuar për herë të parë nga ky material, objekt që do të jetoj edhe me qindra vjet. 

 
Si duken konstruksionet nga Silcapori ne rastet e dridhjeve seizmike (termeteve)?

Objektet nga materiali SILCAPOR për arsye të vetive strukturale shumë të veqanta në krahasim me materialet tjera ndërtimore klasike, e posaqërisht për arsye të peshës së lehtë vëllimore shumë më lehtë dhe me pak pasoja i përballon levizjeve seizmike. 

Pse nuk jetojnë bubrrecat në Silcapor?

SILCAPORI është inorganik me prejardhje betoni, kështu që bubrrecat nuk mund ta përdorin si ushqim, nuk mund ta shpojnë prandaj nuk mund edhe të jetojnë në hapsirën e tillë. Nuk është gjetë asnjë mur nga ky material i cili ka pasur shenja mbi jetesinë e tyre. 

Sa i zvoglon shpenzimet ndërtimi me Silcapor?

Aplikimi i SILCAPORIT si material në objekt zvoglon kohën e ndërtimit për arsye të dimenzioneve të sakta të bllokave, pastaj duke llogaritur sasinë më të vogël të armaturës që duhet futur në objekt për arsye të peshës vëllimore më të vogel të porozbetonit, dhe kur kalkulohen edhe suvatimet e brendshme e posaqërisht suvatimi i jashtëm të cilit nuk ka nevojë ti shtohet ndonjë shtresë e materialit tjetër izolues termik apo akustik shpenzimet gjatë ndërtimit zvoglohen 15–25 %, varsisht nga lloji i objektit.

 

Nëse vazhdojmë kalkulimet e banimit në objekt në funksion të kohës për arsye të izolimit të lartë termik atëherë rezultatet janë edhe më të mira kur ke parasysh që për 2–3 herë shpenzimet e energjisë janë më te vogla në stinen e dimrit për ngrohje, respektivisht verës për ftohje të objektit. 

 
Çfarë ngjitësi përdoret për murimin e blloqeve Silcapor?

Për lidhjen e elementeve porozbeton kërkohet kryesisht lidhes (ngjitës) adekuat me ngjyrë të bardhë, shtresë e hollë duke marrë tërë siperfaqen kontaktuese me trashësi (2 -3 mm), në pjesen horizontale dhe vertkale të përputhjes së siperfaqës kontaktuese, duke përdorur lopatat adekuate për shtrirjen e ngjitësit. 

Pse plasaritet muri nga elementet Silcapor?

Me aplikimin e rregullave të ndërtimtarisë në murimin me elemente të SILCAPORIT asnjëherë nuk ka plasaritje në mur. Kryesisht duhet pasur kujdes në rregullat e diletacionit. Nëse nuk parashihen këto rregulla, apo renditja e rendit të parë nuk vendoset në shtresë llaqi të drejtë apo shtresat e ngjitësit nuk shtrihen mirë atëherë ka mundësi të vie gjerë te plasaritja e murit apo shtresës suvatuese.

Pse është materiali Silcapor më i shtrenjt?

Nëse krahasojme cmimin e bllokut SILCAPOR me materialet tjera për murim në m³,blloku ynë është më i shtrenjt. Por kur kalkulohet në m²,atëher SILCAPORI është më i lire në krahasim me materialet tjera ndërtimore. Këto analiza dhe kalkulime janë të thjeshta duke i pasur parasysh se kur blehet materiali SILCAPOR ke blerë edhe izolimin termik – së bashku, që te materialet e tjera nuk ekziston kjo mundësi. Shpejtësi në ndërtim që zvoglon cmimin ndërtues. Izolimi i lartë termik i materialit eliminon 
shpenzimet për blerjen e shtresave tjera të shtrenjta izoluese.
Dimenzionet e sakta kerkojnë aplikim të shtresave të holla të ngjitësit lidhës por edhe shtresa të holla të suvatimeve të jashtme dhe të brendshme, për ngrohje dhe ftohje të ambientit jetues 2 – 3 herë, shpenzimet janë më te ulëta të energjisë. 

Më shumë informata?

Nuk po arrini të gjeni informacionin  e dëshiruar? Ju lutemi na kontaktoni përmes faqes tonë kontaktuese dhe dikush nga departamentet tona to t'ju ndihmoj

Informatat kontaktuese